Pas kurimit të kancerit të gjirit, duhet të pritet 6 muaj përpara se të ngjizet një fëmijë dhe jo 2 vjet siç rekomandonin mjekët para ca vitesh. Të paktën ky është përfundimi i një studimi të publikuar në “British Medical Journal” të kryer nga një grup ekspertësh të Universitetit “Western” në Australi. Studimi është kryer te mbi 123 gra ish- të sëmura dhe ka treguar se si shtatzënia jo vetëm nuk ishte e rrezikshme për nënën dhe fëmijën, por sjell efekte të mira për mbijetesën e gruas.
54% e pacientëve që morën pjesë në studim ka ngjizur një fëmijë më pak se 2 vjet pas diagnozës. Brenda këtij grupi 29 kanë abortuar në mënyrë të vullnetshme, 6 spontanisht dhe 27 kanë sjellë në jetë fëmijën. Studiuesit kanë treguar se gratë që kanë mbetur shtatzënë mbijetonin më mirë dhe më gjatë se ato që nuk kishin fëmijë: efekti shtohej bashkë me sasinë e kohës që pritet të ngjizet, por është i dukshëm dhe pas 6 muajsh. “Natyrisht kjo vlen për pacientet që janë shëruar plotësisht dhe që nuk u duhet tu nënshtrohen trajtimeve më të vështira dhe të vazhdueshme”,- kanë nënvizuar ekspertët.



