Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi
Dimri është stina ku virozat si të ftohurat dhe gripi janë më të përhapurat. Sipas ekspertëve të mjeksisë nëntori dhe dhjetori janë muajt ku infeksionet kanë tendencën më të madhe për t’u përhapur.
Ja si duhet t’i parandaloni virozat e dimrit:
Qëndroni ngrohtë: vishuni më rroba të pambukta dhe të ngrohta. Mundohuni të mbani ngrohtë këmbët dhe qafën. Vendosni kapuç gjithashtu.
Lani duart: dr Nicola Goddard, shkencëtar klinik në Shërbimin Laburatorik të Shëndetit Publik në SHBA, thotë se edhe pse shumica e infeksioneve dhe virozave dimërore transmetohen nga ajri, psh kur teshtin, disa mikrobe mund të transmetohen nga kontakti fizik. Duart duhet të jenë gjithmonë të pastra sepse mund të infektoni sytë, gojën dhe hundët.
Shikoni motin: mikrobet kanë tendencën të shfaqen më shumë kur koha është e lagësht. Qëndroni brenda dhe mos bini shumë në kontakt me ambientin jashtë kur moti është shumë i lagësht.
Shmangni udhëtimin me tren dhe autobus: këto mjete transporti kanë shumë njerëz dhe sistemi i ventilimit nuk është i mirë. Në këto mjete transporti kalimi i infeksioneve dhe virozave është shumë herë më i lehtë.
Përdorni çajra bimor: çaji i malit, i sherebelës, i limonit, i blinit etj janë një mënyrë shumë e mirë për të paranaluar gripin, të ftohurën, dhimbjet e fytit, të kolliturën etj.
Hani hudhra: hudhra konsiderohet si një nga produkete me veti të fuqishme medicinale. Alicina e gjendur në hudhër ka veti anti-inflamatore dhe parandalon infeksionet dhe virozat.
Flini mjaftueshëm: në këtë mënyrë sistemi imunitar rritet dhe aftësia për të luftuar infeksionet është më e madhe.
Merrni vitamina: vitamina C është një nga vitaminat më të rëndësishme që rrit sistemin imunitar dhe lufton infeksionet. Këtë vitaminë mund ta gjeni me bollëk tek agrumet si limoni, portokalli, lime, mandarinat, qitro etj. Mos menjanoni as vitaminat dhe mineralet e tjera.
Burimi: Daily Mail


