Magjia e lëngut të shegës për arteriet e bllokuara dhe trajtimin e sëmundjeve të tjera

Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi

leng-shege-arterieSipas një studimi të publikuar në Revistën Amerikane e të Ushqyerit Klinik, u konstatua se lëngu i shegës ka veti të fuqishme anti-aterogjenike. Kjo do të thotë se konsumimi i rregullt i lëngut të shegës mund të parandalojë akumulimin e depozitave yndyrore në muret arteriale.

Shega përmban nivele të larta polipenoli dhe antioksidantësh, elementë të cilët parandalojnë lezionet aterosklerotike dhe zvogëlojnë oksidimin e kolesterolit të keq në gjak. Shumë studime tregojnë për efektet e fuqishme anti-inflamatore të lëngut të shegës, të cilat parandalojnë bllokimin e arterieve nga yndyrnat.

Kur arteriet bllokohen, qarkullimi i oksigjenit dhe rrjedhja e gjakut reduktohen. Përveç kësaj kur arteriet qëndrojnë të bllokuara për një kohë të gjatë ndikojnë në funksionimin e zemrës dhe japin dëme të mëdha në sistemin kardiovaskular.

Ja përfitimet e tjera shëndetësore sjell lëngu i shegës:

  • Efekt anti-inflamator- inflamacioni është shpesh fajtori kryesor i zhvillimit të sëmundjeve kronike, përfshirë këtu edhe sëmundjet e zemrës.
  • Efekt anti-bakterial dhe anti-fungal, parandalon zhvillimin e infeksioneve sekondare virale dhe bakteriale
  • Zvogëlon rrezikun e zgjerimit të zemrës
  • Ka veti të fuqishme antioksidante
  • Ul tensionin e lartë të gjakut

Burimi: Cure Joy

Postime të ngjashme

Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Si fotoja e një personi mund të ndihmojë në parashikimin nëse një pacient me kancer mund ta përballojë trajtimin apo jo
Sa shpesh duhet të bëjnë kontrolle personat me obezitet dhe kur duhet të nisin ato?
Mjekja shpjegon pse rënia në peshë nuk është gjithmonë në dorën e pacientit
Si të zgjidhni pastën e duhur të dhëmbëve?
Çfarë do të thotë të jesh i pashëndetshëm? Mjekja shpjegon faktorët që ndikojnë në shëndet
hipertensioni
Nga hipertensioni te diabeti, sëmundjet që mund të shkaktojë obeziteti