Myku vaginal, 6 rregulla që s’duhen anashkaluar

Myku (candida albicans) është një nga problemet më të përhapura gjinekologjike, të cilin e provojnë shumica e femrave të paktën një herë në jetë. Simptomat janë djegie, kruarje dhe dhimbje.

Sipas një studimi të kryer në Itali, 28% e adoleshenteve dhe 25% e nënave shtatzënë vuajnë nga mjeku dhe gruaja 2myku. Në 83% të rasteve një problem i tillë cenon cilësinë e jetës dhe 8 nga 10 pacientë heqin dorë nga marrëdhëniet seksuale. “Myku është një problem shumë i bezdisshëm që rëndon si mbi femrat dhe mbi meshkujt, – thotë mjeku italian Paolo Scollo. – 76% e femrave italiane thonë se edhe partneri i tyre ka pasur probleme me infeksionet mykotike. Shqetësimi, nëse nuk kurohet, mund të transmetohet dhe krijon efektin ping-pong tek çifti”.

6 rregulla që duhen ndjekur.

Stresi, një dietë shumë e pasur me sheqer, veshje të ngushta dhe të brendshme jo të përshtatshme janë disa nga shkaqet kryesore të mykut vaginal.

Për ta parandaluar, mjekët rekomandojnë ndjekjen e 6 rregullave:

-Larja rregullisht e zonës intime me pastrues me pH fiziologjik (pH 4 ose 5), duke shmangur sapunët ose deodorantët intimë;

-Në zgjedhjen e të brendshmeve është mirë të evitohen fibrat sintetike apo artificiale;

-Ndiqni një dietë të ekuilibruar, të pasur me fruta e perime;

-Përdorni gjithnjë masa mbrojtëse gjatë marrëdhënieve seksuale;

-Konsultohuni me mjekun nëse shfaqen simptoma si: djegie, kruarje, shtim sekrecionesh, vështirësi në urinim ose dhimbje gjatë raportit seksual;

-Mos përdorni rroba të familjarëve tuaj./ Përgatiti: Arlinda Gjypi

Postime të ngjashme

Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Projekti i shëndetësisë, Banka Botërore bën bilancin: Nga “rrëzimi” i reformës së financimit te digjitalizimi
Plotësoi skedën e vdekjes së një 85-vjeçareje, doktoresha merret nën hetim/ Reagojnë mjekët në Mamurras
Ndikimi i dezinformimit në vaksinimin e fëmijëve
Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
10 ushqimet më hidratuese