Blerina Bombaj, dietologe
Erëzat janë ndër bimët me përqendrimin më të lartë në minerale. Disa prej tyre janë një burim i mrekullueshëm i hekurit, i cili gjendet me pakicë në një përqindje të konsiderueshme te fëmijët dhe femrat në moshën e fertilitetit.
Përvec hekurit, erëzat përbëjnë burim të mirë për shumë minerale të tjera, antioksidues dhe vajra esencial. Aromat e tyre ju pasurojnë shijen, përbërësit e tyre ju blindojnë shëndetin.
Sa % të nevojave ditore në hekur mund të merrni me vetëm 5gr nga erëzat e mëposhtme:
- trumza (35%)
- nenexhiku (24%)
- marjoram (13%)
- fara kumeli (18%)
- fara kopre (14%)
- fara selinoje (12%)
- gjethe dafine (12%)
- gjethe koriandri (12%)
- borzilok (12%)
- kurkume (12%)
Mos harroni, në vetëm 5gr!


