Mjekime popullore për sëmundjet e fytit dhe bajamet

Hysni Dankshi, mjek alternativ

Sëmundja inflamatore e bajameve quhet anginë, që do të thotë shtrëngim, ngushtim. Në këtë rast bajamet ënjten, skuqen dhe mbulohen me disa pika ose shtresa qelbi.bajame

Shkakton dhimbje, vështirësi në gëlltitje, në marrjen e frymës dhe temperaturë. Brenda 5-6 ditëve shërohet. Kur bajamet skuqen dhe acarohen, atëherë duhet shuar menjëherë kjo temperaturë, sidomos kur kalon shifrat mbi 38 e gjysmë. Në këtë rast duhet menjëherë të gëlltiten copa të vogla akulli për të shuar këtë skuqje dhe mahisje të tyre. Por ka edhe raste të tjera kur ato infektohen dhe bëhen me shtresa qelbi, që duhen mjekime të tjera popullore.

Më poshtë do të gjeni tre receta popullore nga mjeku Hysni Dankshi:

*1 lugë gjelle plot me kamomil përvëlohet në 200 ml ujë të sapo vluar. Ena mbulohet dhe lihet 30 minuta. Pasi kullohet dhe rikullohet, bëhet gargare 4-5 herë në ditë. Pas gargareve çaji nuk derdhet, por pihet. Kështu vazhdohet 2-3 ditë.

*Merrni 4-5 lugë gjelle hala pishe. Lihen 1-2 orë në ujë për t’u zbutur. Zihen 5 minuta. Ena lihet e mbuluar për 10 minuta. Kullohen dhe lëngu përdoret për gargare 2 herë në ditë, deri në shërimin e bajameve (anginës).

*3-4 thelpinj hudhre të pastruara shtypen në havan (pjatë porcelani) dhe përzihet me 1 filxhan gjalpë të pa tretur, derisa të formohet masë e njëtrajtshme.

Hahet 3-4 herë në ditë, nga 1 lugë kafeje, duke e mbajtur në gojë dhe duke e përcjellë ngadalë./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Si fotoja e një personi mund të ndihmojë në parashikimin nëse një pacient me kancer mund ta përballojë trajtimin apo jo