Pacientja me ekzemë gjen shërim tek dieta vegjetariane

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Fize Smailaj

Një paciente me ekzemë, lëkura e së cilës ishte shumë problematike, beson se ka gjetur kurën në një dietë vegjetariane, të pasur me shumë fruta dhe perime të freskëta.alice-morgan

22-vjeçarja Alice Morgan, nga Liverpuli, ka më shumë se 3 vjet që vuan nga një lloj i rrallë ekzeme, që i shkakton shfaqjen e flluskave kudo në trup. Që fëmijë ajo ka pasur probleme me lëkurën, por 3 vitet e fundit gjendja i është përkeqësuar edhe më shumë. Lëkura i acarohej sidomos kur ishte moti i ftohtë.

Alice ka përdorur mjekime dhe kura të shumta, me shpresën se problemi i saj do të gjente një zgjidhje, por pa rezultat. Flluskat ndaluan së shfaquri kur ajo filloi të ndiqte një regjim ushqimor vegjetarian. Alice tregon se gjatë kohës që flluskat shfaqeshin në trupi dhe i shkaktonin kruajtje, problemet nuk ishin vetëm fizike por edhe psikologjike. Ajo ndjehej e vetme, e çuditshme, ndryshe nga të tjerët, e shëmtuar, jo sociale, në ankth dhe nuk kishte besim në vetvete.

Pasi konstatoi se asnjë nga mjekimet nuk po jepte rezultat, ajo ndoqi këshillën e një specialisti në ndjekjen e një regjimi ushqimor të përshtatshëm për të dhe gjendjen në të cilën ajo ndodhej. Asaj i duhej të shmangte disa ushqime të caktuara, si alkooli, nënproduktet e qumështit dhe të grurit.

Ja dieta e re e Alices:

Mëngjesi: selino dhe lëng frutash

Midis mëngjesit dhe drekës: një banane

Dreka: sallatë me salcë avokadoje dhe fruta

Midis drekës dhe darkës: karotë ose sallatë frutash

Darka: perime te ziera

Ëmbëlsira: sallatë frutash

Alice shprehet se tashme ajo po jeton një jetë normale, ashtu siç ka dashur gjithmonë dhe thotë se beson se çdo sëmundje mund të kurohet me anë të konsumimit të ushqimeve të duhura.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

UNICEF: Shqipëria ka 47% të fëmijëve në varfëri ushqimore, lë pas vetëm Taxhikistanin në Europën dhe Azinë Qendrore
Dr Altin Cekodhima: Ulçerat gastrike dhe 4 komplikacionet më të shpeshta që shkaktohen
Kremi i Diellit fëmijëve: 10 gjëra që duhet të dini patjetër
Ja disa fakte që nuk i dinit për sistemin imunitar
A mundet lëngu i mishit të ndihmojë kockat dhe artikulacionet, të forcojë imunitetin dhe të përmirësojë tretjen?
Ju dridhen duart? Ja problemi shëndetësor që keni
Ja sëmundjet që prekin më së shumti organin gjenital mashkullor
Si të parandalosh alergjinë nga kikiriku tek fëmijët?