“Dhuro flokë! Fal Shpresë” bën bashkë tre futbollistët e Kombëtares Shqiptare

europa-donna-albania20

“Dhuro flokë! Fal Shpresë”, fushata që ka nisur në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, ka mbledhur bashkë njerëz të ndryshëm nga bota e ekranit dhe fusha e futbollit.

Organizata “Europa Donna Albania” ka nisur një fushatë në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. Kjo fushatë ka të bëjë me dhurimin e flokëve për pacientët me kancer.

Me 15 tetor u zhvillua dhe aktiviteti, ku u mblodhën njerëz të ndryshëm për një kauzë të përbashkët. Aktiviteti u zhvillua në parkun “Rinia”, ku artistë dhe personazhe të njohur të ekranit dhanë mesazhe sensibilizuese, si dhe shumë vajza dhuruan flokët. Kjo fushatë ka përfshirë edhe futbollistët.

europa-donna-albania1

Elseid Hysaj, lojtari më i paguar i kuqezinjve, është bërë pjesë e fushatës duke shpërndarë në fanpage-in e tij eventin “Dhuro Flokë! Fal Shpresë”, duke i ftuar të gjithë të bëhen pjesë e kësaj fushate.

europa-donna-albania

Mesfushori Andi Lila gjithashtu u ka kërkuar ndjekësve të tij të mbështesin kauzën e organizuar nga “Europa Donna Albania”.

europa-donna-albania2

Dhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare, si dhe një ndër lojtarët i cili i dhuroi një gol kombëtares tonë në Kampionatin Evropian, Armando Sadiku, ka ftuar të gjithë të ofrojnë mbështetje dhe sensibilizim duke treguar një ndjeshmëri për qenien e femrës. Duke e quajtur atë “të jashtëzakonshme”.

Tre ndër lojtarët më të rëndësishëm të Kombëtares Shqiptare kanë treguar kështu se janë ndjeshëm dhe mbështetës të kauzave të tilla gjithëpërfshirëse.

Fushata vazhdon deri në fund të muajit tetor. / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet
Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh