Vogëlushja pa krahë mëson të ushqehet me këmbë (video)

vaseline

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Vogëlushët duan gjithmonë të ushqehen me duart e veta. E tillë është edhe vogëlushja që do të shihni në video, e cila në mungesë të duarve përdor këmbët për t’u ushqyer.

Vogëlushja Vasilina ka mahnitur me mijëra njerëz me këmbënguljen e saj për të mësuar të ushqehet me këmbë.

Në videon e mëposhtme do të shihni se si Vaselina përdor gishtat e këmbëve për të kapur pirunin dhe e çon ushqimin direkt në gojë. Në fillim nuk arrin ta fusë në gojë ushqimin, megjithatë nuk heq dorë deri në momentin që ia del të ushqehet vetë.

Videoja është filmuar nga nëna  e saj,  Elmira Knutzen, nga Rusia. Ajo e shpërndau videon në Facebook dhe deri tani ka marrë më shumë se 46 milionë shikime. Videoja është pëlqyer dhe komentuar shumë, ku pjesa më e madhe e komentuesve e kanë cilësuar gjestin e vogëlushes ‘frymëzuese’, ‘e mahnitshme’ dhe ‘gjeniale’.

Burimi: Mirror / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Frakturat, gabimet që nuk duhet të bëni! Podcast me kirurgun ortoped, Tahir Çela - Episodi 27
Jo vetëm estetikë: Çfarë fshihet pas rinoplastikës? Intervistë me Dr. Klaudia Stajka
A ka një lidhje mes menopauzës dhe kancerit të gjirit ose mitrës? Ja çfarë thotë mjekja
Nutricionistja: Kujdes nga dietat detox! Ulin masën muskulore, nuk largojnë dhjamin
Dietat drastike – Nutricionistja Silvia Guxho: Ja çfarë ndodh në trupin tonë!
Sa duhet të qëndrojnë fëmijët para ekranit? Ja çfarë thotë mjeku
Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Kur shumë pastërti dëmton? Ja çfarë duhet të dinë prindërit