Produkti natyral më i mirë për të pastruar veshkat

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Marsela Aliaj

Të gjithë i njohim funksionet e veshkës dhe se sa të rëndësishme janë ato për trupin e njeriut. Si çdo pjesë tjetër e trupit, edhe ato kanë nevojë për pastrim. Pastrimi i tyre ndihmon gjithashtu në largimin e të gjitha toksinave të dëmshme për trupin. Një nga produktet natyrale për të pastruar veshkat është majdanozi. Jo vetëm që kjo mënyrë është e thjeshtë për t’u përdorur dhe për t’u përgatitur, por është e pasur edhe në ushqyes, si:

  • Antioksidues të fuqishëmmajdanoz
  • Beta karoten
  • Shumë vitamina C, të rëndësishme për të parandaluar sëmundjet e zemrës dhe kancerin.
  • Përmirëson dhe forcon imunitetin.
  • Sasi të larta përbërësish që luftojnë frymën e keqe dhe heqin tepricat yndyrore.
  • Ushqen dhe i jep jetë lëkurës.
  • E pasur me kalcium, hekur dhe fosfor.

Si ta përgatisim?

Lajeni një dorë me majdanoz, prijeni hollë dhe bashkojeni me një litër ujë. Lëreni të ziejë për 10 minuta, hiqeni nga zjarri dhe prisni deri sa  të ftohet. Kullojeni me kujdes, hidheni në një shishe qelqi dhe vendoseni në frigorifer.

Pini një gotë çaj në ditë dhe do të filloni të vini re kripërat e tepërta dhe toksinat të dalin nga trupi juaj me anë të urinës.

Kalciumi i gjendur tek  majdanozi është shumë dobiprurës në trajtimin e osteoporozës. Majdanozi është gjithashtu një diuretik shumë i fuqishëm dhe në këtë mënyrë ai mund të largojë lëngjet e tepërta nga trupi. Kjo është arsyeja se pse rekomandohet shumë për njerëzit që janë në dietë ose ata që vuajnë nga hipertensioni dhe keqfunksionimi i veshkave. Majdanozi ndihmon në luftën kundër anoreksisë, pafuqisë, anemisë, lodhjes fizike dhe mendore për shkak të përqendrimit të lartë të vitaminave dhe mineraleve. Mund të përdoret gjithashtu për përmirësimin e shëndetit të lëkurës dhe flokëve.

Burimi: Healthy Life Byte/ shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit