Mjekimi i pakujdesshëm i pacientëve, 12 bluza të bardha të dënuar brenda një viti

maternitet

Open Data Albania po përditëson të dhëna mbi tregues statistikorë që referojnë raste të procedimeve gjyqësore për Mjekim të Pakujdesshëm. Kjo vepër penale është parashikuar si e tillë në nenin 96 të Ligjit Penal të Republikës së Shqipërisë, duke cilësuar si mjekim të papërgjegjshëm në kufijtë e veprës penale, trajtime të pakujdesshme të pacientëve nga mjeku apo personeli mjekësor, si dhe moszbatimin e terapisë apo porosive të mjekut nga personeli mjekësor apo farmacisti.

Kusht për procedim është që veprimi të shkaktojë dëmtim të rëndë të shëndetit apo rrezikim të jetës së pacientit. Ky veprim sanksionohet me gjobë ose burgim deri në pesë vite.

Në harkun kohor 2004-2015, viti i fundit (2015) shënon numrin më të lartë të rasteve të proceduara nga gjykatat shqiptare për akuzën “mjekim i pakujdesshëm” me përkatësisht 11 çështje, si dhe numrin më të lartë të personave personel mjekësor të dënuar, përkatësisht 12 të dënuar. Nga këta, shtatë janë dënuar me gjobë dhe pesë kanë marrë masën e dënimit deri në 2 vjet. Në total, gjatë këtyre dymbëdhjetë viteve janë proceduar 41 raste dhe janë dënuar 34 persona përgjegjës për veprën penale “mjekim i pakujdesshëm”.

grafik

Një tjetër vit me numër të lartë procedimesh të kësaj vepre penale është viti 2009, në të cilin janë shënuar dhjetë çështje të hetuara dhe këto çështje janë shoqëruar me dënim për gjashtë autor të shpallur fajtorë, ndërsa pjesa tjetër e personave nën akuzë janë deklaruar të pafajshëm. Nuk ka një informacion për institucionet shëndetësore ku është kryer mjekimi i pakujdesshëm apo sektorin e shërbimit shëndetësor, publik apo privat.

Kjo vepër penale në praktikën shqiptare nuk shoqërohet me dënime plotësuese. Në analogji me ligje penale më moderne dhe efikase, në rast gjykimi dhe dënimi, mjeku apo personeli mjekësor që shpallet fajtor për këtë veprim, do t’u nënshtrohej proceseve të rikualifikimit ose do t’i hiqej e drejta e ushtrimit të profesionit. Gjithashtu, këto procedime është e nevojshme të shoqërohen edhe me dëmshpërblime monetare të dëmit të shkaktuar në pakujdesi.

Burimi: Open Data Albania / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus
Alarm në det: Shpërthen hantavirusi në anije turistike, 3 të vdekur
Brokoli apo lulelakra: Cila ka më shumë fibra dhe cila është më e shëndetshme?
3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt