Helmi i bletës kundër artritit, ja zbulimi më i fundit

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Një ilaç i prodhuar nga helmi i bletës mund të ndihmojë miliona të sëmurë me artrit. Shkencëtarët kanë zhvilluar grimca shumë të vogla që mund të injektohen direkt tek zona e kyçeve ku ndjehen dhimbjet, duke përdorur peptidin e marrë nga helmi i insekteve. Peptidi, i quajtur melittin, ka veti të fuqishme antiinflamatore, që ndalon dëmtimin e kërcit.blete

Ekspertët, të cilët e kanë testuar ilaçin tek minjtë, thonë se sa më shpjet të injektohet në kyçe, pas një aksidenti ose dëmtimi,  aq më të vogla janë gjasat që kyçet të preken më vonë nga osteoporoza.

Ata shpresojnë gjithashtu që helmi i bletës të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjeve të personave që kanë vite që vuajnë nga dhimbjet e artritit.

Me miliona njerëz në të gjithë botën vuajnë nga artriti. Me plakjen e trupit, kyçet e këmbëve, të duarve apo krahëve fillojnë të shfaqin probleme. Faktorë të tjerë janë mbipesha, trashëgimia dhe dëmtimet e shkaktuara nga një lloj sporti.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun