Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka
Shumica e dietologëve kanë rekomanduar ndër vite që të konsumohen ushqime me kalcium, sidomos qumësht, për zhvillimin dhe forcimin e kockave. Tani, të dhëna të reja na tregojnë se kalciumi nuk është e vetmja lëndë ushqyese e rëndësishme për forcimin e kockave. Vitamina K2 është gjithashtu po aq e rëndësishme, mos më shumë.
Një studim i fundit në lidhje me osteoporozën ka zbuluar se suplementet K2 përmirësojnë densitetin mineral të kockave dhe ulin frakturat tek femrat të cilat janë prekur nga osteoporoza. Ndërsa për kalciumin nuk vlen e njëjta gjë, madje disa studiues paralajmërojnë se marrja e tepërt e tij rrit rrezikun për atak në zemër dhe goditje në tru.
Vitamina K2 forcon kockat duke aktivizuar një proteinë përgjegjëse për depozitimin e kalciumit në kocka dhe dhëmbë. Ajo bashkëvepron gjithashtu me vitaminën D për të reduktuar aktivitetin e qelizave përgjegjëse për dëmtimin e kockave.
Kjo vitaminë nuk është e mirë vetëm për shëndetin e kockave. Ajo aktivizon gjithashtu proteinat që larojnë kalciumin nga indet e buta, si arteriet, duke ulur kështu rrezikun për atak në zemër ose goditje në tru. Përveç kësaj, vitamina K2 ul gjithashtu rrezikun për zhvillim të gurëve në veshka nga kalciumi, përmirëson ndjeshmërinë ndaj insulinës, ul inflamacionin dhe rrit aftësinë për të vrarë qelizat kancerogjene.
Burimi: Prevention.com / https://shendeti.com.al/


