Studim: Mungesa e vitaminës D çon në depresion

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Mungesa e vitaminës D, sidomos gjatë sezonit të vjeshtës dhe të dimrit, lidhet me rritje të simptomave të depresionit, sugjeron një studim i ri.vitamina-d

Kjo vitaminë gjendet tek pak ushqime, ndërsa mënyra më e mirë për ta marrë atë janë rrezet e diellit. Nivelet e ulëta të saj çojnë në probleme me kockat, si osteoporoza,  rakitizëm (sëmundje e fëmijëve që shfaqet me shtrembërimin dhe zhvillimin e dobët të eshtrave për shkak se organizmit i mungojnë disa lëndë minerale (kripërat e gëlqeres, vitamina D). Tani studiuesit kanë zbuluar se ai ndikon edhe tek indet muskulore dhe nivelet e dopaminës (një përbërës kimik i lidhur me humorin) në tru.

Në studimin e ri, i cili u publikua në tek Shoqata Ndërkombëtare e Psikozës së Hershme, në Milan, shkencëtarët testuan nivelet e vitaminës D tek mbi 200 pacientë të trajtuar për çrregullime psikotike dhe rreth 160 njerëz të tjerë në gjendje të mirë mendore.

Ata zbuluan se kishte një lidhje të konsiderueshme mes niveleve të ulëta të vitaminës D dhe “niveleve të larta të simptomave të depresionit” tek njerëzit me psikozë.

Shkencëtarët po kryejnë aktualisht studime të tjera në lidhje me efektet e vitaminës D në tru, duke përdorur skanerat MRI. Ata shpresojnë që vitamina D të përdoret në të ardhshmen për trajtimin pacientëve me probleme mendore.

Disa shkencëtarë të tjerë thonë se lidhja mes depresionit dhe vitaminës D është si miti i pulës me vezën.

“Nëse je i stresuar, nuk do të dalësh jashtë, kështu nuk arrin të marrësh rreze dielli dhe si pasojë ke nivele të ulëta të vitaminës D”, thonë shkencëtarët.

Në këtë rast është e vështirë të thuash se cila është pula dhe cila është veza.

Burimi: Independent / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm
Si ta lehtësoni menjëherë djegien nga dielli me aloe vera