Shkencëtarët zbulojnë metodën më efikase për trajtimin e autizmit

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Mjekët britanikë kanë gjetur metodën e parë më efikase për trajtimin e autizmit, me anë të së cilës fëmijët kanë shfaqur përmirësime të jashtëzakonshme. Deri tani nuk ka pasur asnjë trajtim të provuar për këtë gjendje, e cila ka shkaktuar probleme në komunikim tek miliona fëmijë.femije-autik

Së fundmi ekspertët kanë zbuluar se prindërit mund të mësojnë teknikat për t’i ndihmuar fëmijët me autizëm të komunikojnë më mirë. Këtu përfshihet dëgjimi i sugjerimeve nga fëmijët dhe bashkëveprimi me to.

Gjatë një studim të publikuar tek revista mjekësore “The Lancet”, ku u përfshinë më shumë se 150 fëmijë të moshës 2-4 vjeç që vuanin nga autizmi, pjesa më e madhe e tyre shfaqën përmirësime të jashtëzakonshme. Gjashtë vjet më vonë, kur fëmijët ishin 8-10 vjeç, kishin 27% më pak simptoma të autizmit se fëmijët prindërit e të cilëve nuk u përfshinë në program.

Në fillim të studimit, pjesa më e madhe e fëmijëve nuk komunikonin fare me njerëzit përreth dhe nuk u përgjigjeshin prindërve kur ata i thërritnin.

Por, pasi u bënë pjesë e programit, gjendja e fëmijëve u përmirësua ndjeshëm. Normalisht, gjendja e fëmijëve me autizëm fillon dhe përkeqësohet me rritjen e moshës, ndërsa tek këta fëmijë ndodhi e kundërta. Fakti që fëmijët e përfshirë në program shfaqën përmirësime është një arritje e jashtëzakonshme, sipas hulumtuesve shkencorë.

“Nuk ka asnjë kurë, nuk ka asgjë magjike, por tregon një përmirësim të qëndrueshëm”, thotë prof. Jonathan Green, nga Universiteti i Mançesterit.

Teknika, e quajtur “Terapia e Komunikimit të Fëmijëve Parashkollorë me Autizëm”, përfshin bashkëveprimin midis fëmijëve dhe prindërve, luajtja me to, ndjekja e këshillave të tyre ndërsa luajnë bashkë, reagimi në një mënyrë që i inkurajon ata të komunikojnë etj.

Programi, i cili zgjati 12 muaj, përfshiu seksione dyjavore dhe më pas mujore, ku fëmijët dhe prindërit u regjistruan ndërsa luanin, dhe më pas u analizuan mënyrat e komunikimit mes tyre. Prindërit më pas panë të gjitha videot e regjistruara minutë pas minute, dhe vërejtën reagimin e fëmijëve në momente të ndryshme.

Hulumtuesit shkencor shpresojnë që të bëhen ndryshme në mënyrën e trajtimit të autizmit brenda pak muajsh.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

 

 

Postime të ngjashme

Çfarë është prediabeti?
Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit  
Mjekja: Kur mund të merret në konsideratë kirurgjia bariatrike për trajtimin e obezitetit
VIDEO/ "Rënia në peshë, proces kompleks" - Mjekja tregon si obeziteti ndikon në shëndetin mendor
A rritet tensioni nga vapa? 10 gabimet që duhen shmangur
VIDEO/ Pse nuk mjafton vetëm dieta për të humbur peshë?
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
VIDEO/ Pse është kaq e vështirë të humbasësh peshë?