Maskë për rritjen dhe mos rënien e flokut gjatë vjeshtës

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Rënia e flokëve në këtë stinë është e ngjashme me rënien e gjetheve të vdekura të pemëve. Pra, edhe flokët bien, sepse përsërisin ciklin e tyre të përvitshëm (lindja e një floku të ri, rritja, faza e maturimit dhe vdekja).maske-per-floke

Këtë proces e përshpejtojnë edhe më shumë faktorë të tjerë, si lyerja me bojëra me kimikate të ndryshme, tharja dhe krehja në temperaturë maksimale, kequshqyerja etj. Në të tilla raste, duhet të përdorem sa më shumë maska me produkte natyrore, si vezë, vaj ulliri, aloe vera.

Më poshtë do të gjeni dy maska shumë të mira për parandalimin e rënies së flokëve.

Maskë me të  verdhë veze dhe banane

Përbërësit:

  • Një banane e pjekur shumë mirë
  • Një e verdhë veze

Si ta përgatisim:

  • Përziejini më kujdes përbërësit deri sa të bashkohen shumë mirë dhe të formohet një masë homogjene.
  • Aplikojeni në rrënjë dhe lëreni për 30-40 minuta.
  • Lajini flokët me ujë të vakët.

Maskë me të verdhë veze dhe qepë

Përbërësit :

  • Një e verdhë veze
  • Vaj ulliri
  • Një lugë mjaltë
  • 2 lugë lëng qepe

Si ta përdorni:

  • Përziejini të gjithë përbërësit së bashku.
  • Aplikojeni maskën në rrënjë dhe lëreni për 15 minuta.
  • Më pas e aplikoni në pjesën tjetër të flokut dhe mbajeni për 30 minuta
  • Në fund i lani flokët si zakonisht.

Burimi: Health Digest / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave