Çfarë këshillohet për parazitët te fëmijët e vegjël?

Mirëdita! Ju lexoj rregullisht për shkak të kontaktit që keni me mjekët. Do të doja të dija se çfarë këshillohet për fëmijët 4-7 vjeç për pastrimin e parazitit të feçeve në mënyrë natyrale?

femijePërgjigjet për gazetën “Shëndet+” dhe shendeti.com.al Xhemali Peposhi, mjek pediatër infeksionist, Poliklinika e Specialiteteve nr.3 në Tiranë

Në feçe ekzistojnë disa lloj parazitësh. Për të përcaktuar se çfarë ilaçi duhet për fëmijët, atëherë është mirë të përcaktohet lloji i parazitit. Ndaj fillimisht është e rëndësishme të kryhet një vizitë tek mjeku specialist. Duhet të dimë se fëmijët shpesh nga pakujdesia prekin edhe anusin, duke përhapur infeksione të tjera. Më e rrezikshme situata paraqitet tek gjinia femërore, pasi ekziston mundësia që këto lloj parazitësh të kalojnë nga anusi në vaginë, duke dhënë infeksione vulvovaginite shumë acaruese. Unë do të këshilloja të bëhet shumë kujdes me higjienën, pasi këto lloj parazitësh lëshojnë vezë. Ilaçet tona ngordhin çdo lloj paraziti, por jo vezët.

Sot këto janë probleme krejtësisht të mjekueshme dhe nuk janë risk për shëndetin. Por gjithmonë fëmija duhet dërguar tek mjeku specialist, ku paraprakisht është e nevojshme një analizë e feçeve, për të vazhduar pastaj me kurën e duhur.

Postime të ngjashme

Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj