Doni të martoheni?! Ja cila është mosha ideale për ta marrë këtë hap

Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi

Një studim i ri sugjeron se njerëzit duhet të martohen në mes të moshës 28 dhe 32 vjeç, nëse nuk duan të divorcohen, të paktën në pesë vitet e para.

marteseStudimi është bërë nga Nick Wolfinger (sociolog në Universitetin e Utah).

Sipas këtij sociologu, shancet që të martoheni pas të 20-ve është më i madh, por nga studimet thuhet se martesat në moshë të vogël çojnë në divorce, të paktën gjatë pesë viteve të para. Nëse martoheni pas moshës 32 vjeç, shancet për divorc janë vetëm 5%.

Ka disa arsye, thotë Wolfinger, pse njerësit duhet të martohen pas moshës 28 vjeç. Së pari, individët pas kësaj moshe e kanë kuptuar çfarë duan realisht dhe nuk janë konfuzë siç mund të ndodhë me personat pas të 20-ve.

Së dyti, janë më të pavarur financiarisht, sepse pas kësaj moshe njerëzit fillojnë punë dhe e kanë krijuar buxhetin e tyre dhe në këtë mënyrë  i marrin më seriozisht përgjegjësitë.

Ëolfinger shton se martesat në moshë relativisht të re, mund të lidhen edhe me faktorët e tillë, si: raca, struktura e familjes së origjinës, arsimi, tradita fetare, vendi ku banojnë etj. Ai thotë se një nga arsyet pse individët në moshë të re nxiten të martohen, është për shkak të paragjykimeve, por këto martesa ka gjasa të dështojnë.

Burimi: Cosmopolitan

Postime të ngjashme

Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Jam mjeke – ja pse nuk duhet të urinosh KURRË në dush
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare
Kombinimi i barnave mund të parandalojë mijëra sulme në zemër
Shkencëtarët tregojnë ndryshimin e stilit të jetesës, që mund të vonojë demencën për vite të tëra
Shkencëtarët zbulojnë se vuajtja nga migrena rrit me 70% shanset për goditje vdekjeprurëse