Dieta e dimrit, nga Blerina Bombaj

Blerina Bombaj, dietologe

Në stinën e dimrit, predispozita për të shtuar disa kilogramë rritet. Kjo ndodh kryesisht për arsye se dita është më e shkurtër dhe na pëlqen të rrimë në kolltuk. Por, edhe vetë i ftohti e shton oreksin për kalori sepse një pjesë e tyre shërbejnë për të na ngrohur. Meny- ja e mëposhtme është një shembull se si mund të ulim kilogramët e tepërt duke u ushqyer me gjithçka na nevojitet për organizmin në këtë stinë:diete

Shembull ditor – 1800 kalori

Mëngjes
• 1 fetë bukë të zezë, gjizë dhe pak vaj ulliri
• 1 portokall ose 2 mandarina
• 1 lugë mjaltë +1/2 lugë kanelle

Paradite

  • 100ml kos pa yndyre
    • 1 banane
    • 1 çaj jeshil me limon

Drekë
• Sallatë me brokoli, lulelakër dhe karota
• 150gr sardele furre me hudhra, rigon & nenexhik
• 200gr oriz integral me spinaq & arra

Pasdite
• 10 gështenja të pjekura
• 30gr hallvasi
• 1 çaj jeshil me limon

Darkë
• Sallate jeshile, patëllxhan të pjekur, peshk ton
• Fasule pllaqi me salce domatesh dhe majdanoz
• 1 shegë

Para gjumit
• 1 gotë qumësht pa yndyrë + 2 lugë tërshërë
• 1 kuadrat çokollate të zezë

Krahas ushqimit te ekuilibruar, duhet të merrni edhe vitaminë D nëpërmjet ekspozimit të përditshëm në diell, (të paktën në ditët kur ka diell).

 

Postime të ngjashme

Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj