Ekspertët japin alarmin: Një infeksion i ri fungal po rrezikon jetën e njerëzve

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

13 njerëz janë sëmurë nga një infeksion i rëndë fungal, që mund të rezultojë fatal. Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka ngritur alarmin në lidhje me infeksionin Candida auris, i cili po rrezikon jetën e amerikanëve dhe njerëzve në të gjithë botën. Ky infeksion mund të merret nga mjetet e kujdesit shëndetësor nëpër spitale apo klinika.ilac

7 raste janë regjistruar në vitet maj 2013 dhe gusht 2016. Katër prej këtyre 7 pacientëve kanë ndërruar jetë, të gjithë me infeksione në rrugët e gjakut, edhe pse nuk është e sigurt nëse vdekjet janë shkaktuar për shkak të bakterit C. auris.

6 rastet e tjera janë identifikuar pas muajit gusht dhe janë akoma nën mbikëqyrje.

Drejtuesit e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve e kanë cilësuar këtë infeksion si një kërcënues emergjent, për të cilin duhet vepruar menjëherë. Ata iu bëjnë thirrje punonjësve në spitale dhe qendra shëndetësore të ndjekin me kujdes procedurat e pastrimit, për të shmangur transmetimin e baktereve nga një pacient në tjetrin.

“Duhet të veprojmë menjëherë për të kuptuar më mirë dhe ndaluar përhapjen e këtij infeksioni fungal rezistent ndaj ilaçeve”, bën thirrje drejtuesi i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, dr. Tom Frieden.

Burimi: CNN / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Shkoi te Spitali i Traumës se e kishte më afër, nëna lind të shëndetshëm foshnjën në Tiranë
Çfarë është prediabeti?
Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit  
Mjekja: Kur mund të merret në konsideratë kirurgjia bariatrike për trajtimin e obezitetit
VIDEO/ "Rënia në peshë, proces kompleks" - Mjekja tregon si obeziteti ndikon në shëndetin mendor
A rritet tensioni nga vapa? 10 gabimet që duhen shmangur
VIDEO/ Pse nuk mjafton vetëm dieta për të humbur peshë?
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?