E çuditshme! Ja me cilën kafshë ngjajnë shprehitë e fytyrës së njeriut

Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi

kae-gruaSipas një studimi të kryer nga Universiteti Sussex, u konstatua se kuajt kanë disa shprehi të ngjashme me njerëzit dhe shimpazetë. Hulumtuesit e komunikimit gjitar kanë parë se ashtu si njerëzit, edhe kuajt përdorin muskujt themelor në kalekarakteristikat e ndryshme të fytyrës, duke përfshirë hundën, buzët dhe sytë, për të ndryshuar shprehitë e fytyrës në një sërë situatash shoqërore.

Studimet tregojnë evolucionin paralel të specieve të ndryshme në mënyrën se si e përdorin fytyrën në komunikim. Studimi bazohet në hulumtimet e mëparshme që tregojnë se mimika e fytyrës është e rëndësishme për komunikimin tek kuajt, duke zhvilluar kështu një sistem objektiv për të identifikuar shprehitë e ndryshme individuale të fytyrës në bazë të lëvizjes themelore të muskujve.

Jennifer Wathan, bashkautor i studimit, tha se kuajt janë kafshë vizuale dhe lëvizjet komplekse të fytyrës së tyre bëjnë që të kenë shprehi të ngjashme me njerëzit. Pavarësisht ndryshimeve në strukturën e fytyrës së kuajve dhe njerëzve, studiuesit arrtën të gjenin shprehi të ngjashme midis tyre për sa i përket lëvizjes së buzëve dhe syve.

Burimi: TIME

Postime të ngjashme

Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare
Kombinimi i barnave mund të parandalojë mijëra sulme në zemër
Shkencëtarët tregojnë ndryshimin e stilit të jetesës, që mund të vonojë demencën për vite të tëra
Shkencëtarët zbulojnë se vuajtja nga migrena rrit me 70% shanset për goditje vdekjeprurëse
Dy zakone që po shkatërrojnë trurin dhe trupin tuaj