Përgatiti për “www.shendeti.com.al”: Elena Beta
Vlerat ushqyese dhe shëndetësore të arrave janë të shumta. Vlen të përmendet se, arrat përmbajnë një substancë aminoacide bazike të quajtur arginine, shumë e rëndësishme për parandalimin e arterosklerozës.
Për më tepër, arrat mund të konsumohen edhe për të parandaluar disa patologji. Duke qënë shumë ushqyese, arrat mund të konsumohen për të luftuar stresin, për të njëjtin motiv, mund të futen në dieta vegjetariane për të shtuar sasinë e proteinave.
Arrat gjithashtu këshillohen edhe në periudhën e shtatzënisë, për përmbajtjen e lartë të omega 3, gjë e cila ndikon pozitivisht në zhvillimin e fetusit. Nga ana tjetër efektet anësore, janë të pakta dhe më tepër janë të lidhura me konsumin e tepërt të arrave, prandaj këshillohet të konsumohen disa kokrra në ditë (8-9) të cilat mund ti shtoni në sallatë apo ushqimin tuaj të preferuar.
Arrat përmbajnë:
- 650 kalori për 100 gramë
- 16% proteina
- 12% glucide
- Me shumë se 60% yndyra
- Vitamina B1, B2, B6 dhe vitaminë
Këtë produkt mund ta gjeni pranë dyqanit Alegria, përballë shkollës “Petro Nini”
Burimi: healthyfood


