Bakter i rrezikshëm, AKU thirrje konsumatorëve: Mos e konsumoni këtë lloj djathi

Elena Beta, Shendeti.com.al

Djathi Gorgonzola, ose siç quhet ndryshe “djathi i mykur”, është tërhequr nga tregu pasi ka dyshime për prezencë të bakterit të rrezikshëm ‘Listeria monocytogenes’.djathe-2

Shkak për tërheqjen e menjëhershme nga tregu është bërë një sasi djathi gorgonzola e cila ka dalë me probleme në Itali. Bëhet fjalë për  produktin Gorgonzola S&D” 200 gr me nr. Lotto: 16279048, për të cilin kanë nisur procedurat e tërheqjes së produktit nga pikat e shitjes si pasojë e një mospërputhshmërie mikrobiologjike në disa pika shitje në Itali.

Pavarësisht se nuk bëhet fjalë për të njëjtin prodhim, përkohësisht është marrë masa tërheqje edhe në Shqipëri derisa të dalin analizat.

Ndërkohë, inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit po kryejnë kontrolle në markete dhe supermarkete nëse është tërhequr e gjithë sasia e djathit Gorgonzola. Mostrat e këtij djathi po çohen për analiza dhe do të pritet përgjigja nga laboratorët e ISUV, nëse djathi Gorgonzola ka probleme ose jo. Qytetarët të cilët e kanë blerë këtë lloj djathi mund ta kthejnë në pikat e shitjes.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u bën thirrje konsumatorëve që të jenë të vëmendshëm ndaj njoftimeve të AKU, si dhe të denoncojnë çdo rast të cënimit të sigurisë ushqimore në numrin pa pagesë 0800 75 75.

Ky djathë nuk do të tregtohet më edhe në supermarketet shqiptare derisa të bëhen publike analizat./ http://aku.gov.al/

 

Postime të ngjashme

Për herë të parë, turistëve të huaj u vihet tarifë për shërbimet shëndetësore
Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç