Shpikja më e rëndësishme për HIV AIDS

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Shkencëtarët britanikë kanë zhvilluar një lloj të ri testi të HIV AIDS, i cili mund të lidhet me kompjuterin ashtu si USB-ja.

Hulumtuesit shkencorë thonë se kjo pajisje mund të zbulojë virusin me një pikë gjak, duke gjeneruar një sinjal i cli mund të lexohet nga kompjuteri.hiv_usb

Kjo shpikje e re mund të ndihmojë pacientët të monitorojnë trajtimin e tyre dhe siguron rezultate të sakta në vetëm 30 sekonda.

Pajisja është krijuar nga një ekip shkencëtarësh nga Kolegji Imperial i Londrës dhe firma DNA Electronics. Krijuesit e saj thonë se testi mund të ndihmojë pacientët me HIV të menaxhojnë më mirë gjendjen.

Ashtu si testet aktuale diagnostikuese, pajisja tregon për madhësinë e virusit në gjakun e pacientit.

Por, ndryshe nga testet standarde të HIV-it, çipi i USB-së i jep rezultatet në vetëm pak minuta dhe jo për disa ditë.

“Trajtimet e HIV janë përmirësuar ndjeshëm këto 20 vitet e fundit – deri në atë pikë sa shumë të diagnostikuar me këtë infeksion mund të bëjnë një jetë normale për një kohë të gjatë”, shprehet dr. Graham Cooke, hulumtues shkencorë tek Kolegji Imperial i Londrës.

Monitorimi i ngarkesës virale është shumë i rëndësishëm për suksesin e trajtimit të HIV-it.

“Aktualisht, testet shpesh kërkojnë pajisje të shtrenjta dhe të ndërlikuara që kërkojnë disa ditë për të dhënë një rezultat”.

Trajtime aktuale të HIV-it kërkojnë gjithashtu ilaçe të forta për të ulur numrin e viruseve në qelizat e gjakut.

Shkencëtarët shpresojnë që me pajisjen e re pacientët të kenë mundësi të kontrollohen vetë, ashtu siç bëjnë pacientët me diabet për të kontrolluar nivelet e sheqerit në gjak.

Përveç kësaj, mjekët do të mund të kontrollojnë jo vetëm nëse pacientët po marrin mjekimin e duhur, por mund të kontrollojnë edhe rezistencën e viruseve kundër ilaçeve.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Kujdes! Mos i kombinoni këto pije me ilaçet e tensionit
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie