Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka
Studime të ndryshme kanë treguar se nivelet e larta të vitaminës D mund të shpëtojnë jetën e njerëzve. Mungesa e saj lidhet me zhvillimin e disa sëmundjeve, duke filluar nga depresioni dhe dementia, deri tek zhvillimi i kancerit. Ndërsa një studim i fundit ka treguar se nivelet e larta të kësaj lënde ushqyese rrisin shanset që një grua t’i mbijetojë kancerit të gjirit (lexo këtu).
Burimi kryesor i vitaminës D është padyshim dielli. Në mungesë të tij gjatë dimrit, vitaminën D mund ta merrni edhe me anë të ushqimeve. Ja cilat janë ushqimet më të pasura me këtë lëndë ushqyese, që ndihmojnë në forcimin e kockave, sistemit imunitar, luftimin e depresionit etj.
Ju duhet të merrni 600 IU për ditë ose 800 IU nëse jeni mbi 70 vjeç.
Qumështi – Një gotë përmban 100 IU
Peshku tuna – 100 gramë përmbajnë 170 IU
Peshku i yndyrshëm – 85 gramë salmon përmban 450 IU
Vezët – 1 e verdhë veze përmban 40 IU
Kërpudhat – 80 gramë kërpudha përmbajnë 400 IU
Burimi: Health / https://shendeti.com.al/


