Ushqimi pa yndyrë të mbron nga goditjet në tru

600-01110069

Shtohen dëshmitë se një dietë me pak yndyrë mund të ndihmojë parandalimin e goditjeve në tru. Rreth 700 mijë amerikanë vuajnë çdo vit nga goditje në tru. Por një studim i ri thotë se nëse zgjidhen ushqime bulmeti me pak yndyrë, rastet e goditjeve në tru mund të pakësohen. Shkencëtarët vëzhguan gjendjen e 75 mijë personave të moshës 45 deri 83 vjeç, të cilët në fillim të studimit nuk vuanin nga ndonjë sëmundje në zemër, goditje në tru ose kancer. Në revistën mjekësore “Stroke”, autorët e studimit thonë se personat që pinin qumësht me nivel të ulët yndyre dhe hanin kos e djathë të prodhuar nga qumësht me pak yndyrë, ishin 12 për qind më pak në rrezik nga ndonjë goditje në tru, në krahasim me personat që ndiqnin një dietë bulmeti me yndyrë të plotë. Bulmeti me yndyrë të ulët është një qasje dietike për të ndalur tensionin e gjakut ose hypertensionin – faktor i madh rreziku për goditje në tru.

 

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe