A ndikojnë kistet në vezore në mbetjen shtatzënë?

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Kistet e vezores janë qeska të mbushura me lëng apo me material të fortë dhe i gjejmë brenda ose në sipërfaqe të vezoreve.

Shkaku i formimit të kisteve është çrregullimi hormonal, i cili mund të vijë si pasojë e rënies së imunitetit, toksinave në mëlçi , ushqimet apo edhe stresit.probleme gjinekologjike kiste

Vitet e fundit është shtuar numri i problemeve të diagnostikuara me kiste dhe noduse në vezore dhe mitër. Arsyet shpesh gjenden te çrregullimet hormonale, që favorizohen shumë nga stresi dhe stili i jetës.

Po, a mund të pengojnë kistet në vezore mbetjen shtatzënë.

Zakonisht jo, thonë ekspertët. Shumica e kisteve në vezore nuk ndikojnë tek mbetja shtatzënë. Por, në disa raste, sëmundja që shkakton kistin mund ta vështirësojë mbetjen shtatzënë. Kistet në vezore që  mund të ndikojnë në fertilitet janë:

Kisti endometriozik (endometriom) ku zhvillohet si rezultat i endrometriozës, gjatë së cilës qelizat endometriale vendosen jashtë mitrës.

Kistet në vezore të shkaktuara nga sindroma policistike e vezores – Kjo sindromë shkakton disa kiste të vogla në vezore, çrregullim të menstruacioneve dhe nivele të larta të disa hormoneve të caktuara. Ajo lidhet me ovulacion të çrregullt, që mund të çojë në probleme me fertilitetin tek disa gra.

Ndërsa kistet në vezore që nuk ndikojnë në fertilitet janë:

Kisti funksional, i cili është i lidhur me ciklin menstrual dhe mund të zhduket në shumicën e rasteve spontanisht pa mjekim. Ky kist nuk ndikon në fertilitet.

Kisti dermoid (teratom), i cili mund të ketë përmbajtje solide p.sh : flokë, lëkurë, madje edhe dhëmbë, në vend të lëngjeve. Edhe këto kiste nuk pengojnë mbetjen shtatzënë.

Nëse jeni diagnostikuar me kiste në vezore dhe jeni të shqetësuara nëse mund të mbeteni shtatzënë, konsultohuni me një doktor që t’ju sugjerojë një trajtim që rrit shanset e mbetjes shtatzënë. (Lexoni – Kistet në vezore, si trajtohen)

Burimi: Mayo Clinic / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Kolesteroli i lartë në gjak, rrezik për shëndetin! Ja 6 faktorët që ndikojnë në rritjen e tij të menjëhershme
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Gabimet më të zakonshme që mund të ndikojnë në kolesterolin tuaj
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Jam mjeke – ja pse nuk duhet të urinosh KURRË në dush
Ky arror ul kolesterolin dhe përmirëson shëndetin e zemrës, sipas një studimi
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave