Ylli i “Black Eyed Peas” rrëfen betejën me kancerin

black-eyed-peas

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Një pjesëtar i grupit më të njohur muzikor, “Black Eyed Peas”, ka zbuluar për herë të parë betejën e tij me kancerin në testikuj. 41-vjeçari Jaime Luis Gomez, që njihet në muzikë me emrin Taboo, ka rrëfyer betejën e tij me jetën tek revista “The Doctors” me shpresën që t’u vijë në ndihmë njerëzve të tjerë që përballen me të njëjtën betejë.

Taboo ka treguar gjithashtu për të përditshmen People se fillimisht kishte pasur dhimbje në pjesën e barkut e shpinës, dhe kishte menduar se vinin si pasojë e gripit.

“Isha aq i zënë me punën sa nuk shqetësohesha për këtë, megjithatë shkova në urgjencë për të bërë një kontroll”, tregon ai.

“Papritur, mjekët më thanë se isha në fazën e dytë të kancerit në testikuj dhe ditën tjetër iu nënshtrova një operacioni për ta hequr. Lufta ime sapo kishte filluar”.

Taboo tregon gjithashtu se miqtë e grupit e kanë ndihmuar shumë në luftën e tij kundër kancerit.

“Will.i.am më gjeti një doktor i cili më ndihmoi me terapinë”, tregon ai. “Po luftoja me kohën dhe më duhej të përballoja 12 javë kimioterapi intensive dhe shkatërruese nervash”.

Tani ai është në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Madje pasi kaloi betejën më të vështirë me jetën ai është bërë prind i një tjetër fëmije.

taboo

“Pasi më thanë se isha i lirë nga kanceri, në shtator të 2014-ës, unë dhe bashkëshortja ime vendosëm të lindnim një fëmijë tjetër”, tregon ai,

“Një gjinekolog na tha se është e pamundur, megjithatë e provuam dhe brenda një muaji gruaja ime mbeti shtatzënë”.

Tani ata janë bërë prindër të një vajze shumë të bukur.

Taboo ka realizuar edhe një këngë së fundmi në bashkëpunim me Shoqatën Amerikane të Kancerit. Kënga titullohet “Fight” dhe e ka debutuar ekskluzivisht për revistën “The Doctors”.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm
Si ta lehtësoni menjëherë djegien nga dielli me aloe vera 
Cilat perime kanë përmbajtjen më të lartë të ujit dhe janë më hidratueset?
Paralajmërojnë ekspertët: Manaferrat dhe luleshtrydhet në krye të listës së produkteve me më shumë pesticide