Adoleshentja nxjerr në shitje trupin për të kuruar vëllanë me kancer

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Një nxënëse e shkollës së mesme ka vendosur të shesë virgjërinë për të mbledhur para për kurimin e vëllait të saj, që vuan nga kanceri.

19-vjeçarja Xu Yanhua është parë këtë të hënë në një metro në Hangzhou, në Kinë, ku po përpiqej të shiste trupin e saj për 200,000 yuan (29 mijë dollarë).xu-yanhua

Ajo mbante në duar një tabelë ku shkruhej: “Kurimi kushton më shumë se 200,000 yuan dhe familja ime nuk mund ta përballojë. A ka ndonjë person zemërmirë që mund ta shpëtojë tim vëlla?”

Sipas medieve kineze, Xu madje kishte me vete edhe një certifikatë të marrë nga spitali që vërtetonte se ishte e virgjër.

Në tabelë ajo shpjegonte se vinte nga një provincë e Kinës dhe donte të shiste trupin që t’i shpëtonte jetën të vëllait.

Vëllai i saj 23-vjeçar ishte diagnostikuar me leucemi tre vite më parë. Familja e saj ishte e varfër dhe nuk mund të përballonte shpenzimet për trajtimin e djalit.

Adoleshentja tregon se familja e saj i kishte shpenzuar të gjitha kursimet në një transplant të palcës së kockave, por për fat të keq operacioni nuk kishte vajtur mirë.

Në pamundësi për të gjetur një mënyrë tjetër për t’i shpëtuar jetën të vëllait, 19-vjeçarja kishte marrë vendimin për të shitur virgjërinë që të siguronte paratë për kurimin.

Në fillim të tabelës, Xu kishte lënë numrin e saj të kontaktit dhe emrin në rrjetet sociale.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?