Sëmuren nga mushkëritë, më të prekura femrat duhanpirëse

femra 2

Ndotja e mjedisit, por dhe duhanpirja në masë, vitet e fundit ka rritur numrin  e femrave, që shfaqin sëmundje të ndryshme pulmonare deri dhe kancer të mushkërive. Konstatimi vjen nga mjekja Silvana Bala, e spitalit “Shefqet Ndroqi”, e cila thekson se më së shumti ato diagnostikohen me astmë, bronkit kronik deri dhe tumor të mushkrive.   “Vihet re një rritje numrit të rasteve tek femrat, sepse është ai trendi që ka filluar të përdoret në masë dhe duhanpirja tek seksi femër. Ky faktor nuk është se e jep efektin për një kohë të shkurtër. Të jep një impakt të sëmundjeve kronike, që mund të jetë astma, bronkiti kronik obstruktiv, e cila është invalidizuese, mund të jetë dhe kanceri”, thotë Silvana Bala, Mjeke Pulmonare, Spitali “Shefqet Ndroqi”. Mjekja thotë se gratë duhet të ndërgjegjësohen dhe të mos konsumojnë duhanin, pasi pikë së pari duhet të mendojnë për shëndetin riprodhues. Sipas saj një fëmijë, që lind nga një nënë, duhanpirëse, do të vuajë nga pasojat. “Femrat në mënyrë absolute, e para e punës të mos diskutojmë sëmundjet respiratore, të diskutojmë gjënë më të rëndësishme prishjen e riprodhimit, rritjen e një fëmijë që vuan në barkun e një nëne duhanpirëse, kjo është shumë e rëndësishme”, – thotë Bala. Mjekët thonë se shenjat dalluese të para të sëmundjeve të ndryshme të mushkërive, janë kolla e vazhdueshme, bllokimi i mushkërive dhe rrugëve të frymëmarrjes, në raste të veçanta dhe bllokim të kordave zanore. Çdo pacient nëse ka shenja të tilla duhet që të kryejnë vizitë tek mjeku specialist, pasi sëmundjet pulmonare avancojnë shumë shpejt dhe shumica e tyre kthehen në kronike deri dhe vdjekjeprurëse.

Postime të ngjashme

Konfirmohet rasti i parë i Virusit të Nilit Perëndimor në Shqipëri
Prediabeti, çfarë duhet të bëjë pacienti? Flet endokrinologia Bariola Duro
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Shkoi te Spitali i Traumës se e kishte më afër, nëna lind të shëndetshëm foshnjën në Tiranë
VIDEO/ Çfarë është prediabeti?
Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit  
Mjekja: Kur mund të merret në konsideratë kirurgjia bariatrike për trajtimin e obezitetit
VIDEO/ "Rënia në peshë, proces kompleks" - Mjekja tregon si obeziteti ndikon në shëndetin mendor