Kujdes nga këto zakone ditore! Ato janë shkaktari kryesor i formimit të rrudhave

Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi

Rrudhat janë një pjesë e pashmangshme që ndodhin kur kalon një moshë të caktuar. Por, përveç kësaj rrudhat mund të formohen edhe si shkak i pakujdesive që keni në jetën e përditshme.

Ja cilat janë zakonet që ndikojnë në shfaqen e rrudhave:

rrudhosje-e-syvePirja e duhanit: sipas dermatologëve, duhani është një nga shkaktarët kryesorë të formimit të rrudhave.

Dieta ushqimore: nëse doni lëkurë të shëndetshme dhe të shëndritshme, dieta ushqimore luan një rol mjaft të rëndësishëm. Vitaminat dhe mineralet janë thelbësore për parandalimin e rrudhave.

Alkooli: alkooli bën që lëkura të humbasë elasticitetin dhe të fillojë të rrudhoset si shkak i dehidratimit. Alkooli ndikon në dehidratimin e trupit.

Mos heqja e make-upit: është shumë e rëndësishme të hiqni make-upin kur flini gjumë. Make upi nuk lejon ajrosjen e lëkurës dhe për pasojë ndikon në shfaqjen e rrudhave.

Lyerja në mënyrën e gabuar: asnjëherë nuk duhet të lyeni sytë në drejtim të kundërt. Ky veprim mund të shkaktojë rrudhosjen e lëkurës.

Menjanimi i kremit të diellit: rrezet e diellit janë shkaktari numër 1 i shfaqjes së rrudhave dhe plakjes së lëkurës. Zgjidhni një krem dielli me spf mbrojtës si në dimër ashtu edhe në verë.

Gjumi: është një nga rutinat më të rëndësishme për qetësimin e trupit dhe organizmit. Gjumë i mirë do të thotë edhe lëkurë e mirë.

Burimi: Woman’s Health

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave