Sot gjatë përgatitjeve të fundit të nxënësve të Shkollës Kombëtare Koreografike, të cilët do të performojnë më datë 25 Nëntor 2016, në Dirën Ndërkombëtare të Eliminimit të Dhunës ndaj Gruas, në kuadër të Çeljes së Fushatës UNITE “16 ditë aktivizëm kundër dhunës me bazë gjinore”, mbështetur nga UNDP dhe UN Women Albania, me fonde të Qeverisë Suedeze dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë.
Përkushtimi i nxënësve dhe përkujdesja e mësuesve pranë kësaj shkolle, deri tek detajet më të vogla e bënin lehtësisht të dallueshëm impenjimin dhe dëshirën e tyre për të kontribuar në këtë fushatë .
Orët e gjata të provave, nxënësit e talentuar, shoqëruar edhe me performancën interesante, pritet të përcjellin në publik të premten e 25 Nëntorit një ndër mesazhet më të forta kundër dhunës me bazë gjinore.







