Truke fantastike/ Këpucët e preferuara nuk do t’jua vrasin më këmbët

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Nuk ka rëndësi nëse jeni burrë apo grua, kur blini një palë këpucë të reja me siguri ju shkaktojnë plagë në këmbë. Të gjithë e vuajmë këtë problem, por ka ardhur koha t’i japim fund kësaj vuajtjeje. Me këto truke të thjeshta do të mund t’i gëzoni këpucët e reja si të jenë prodhuar posaçërisht për ju (ose, siç i thonë shkodranët, si me pas lind me to).

Ja disa prej tyre:

Pudra talk

kepuce

Spërkatni pas pudër në këmbë para se të vishni këpucët. Nëse nuk do të vishni çorape, sigurohuni që këmbët të mos jenë të lagura.

Çorape të trasha dhe një tharëse flokësh

kepuce1

Provoni t’i vishni këpucët duke mbajtur çorape të trasha dhe duke i ngrohur me një tharëse flokësh për disa minuta. Ecni me të përreth shtëpisë derisa të ftohen (përsëriteni këtë veprim disa herë nëse është e nevojshme) Materiali me të cilën janë prodhuar këpucët do të zgjerohet nga nxehtësia dhe do të bëhet më fleksibël dhe i butë. Kujdes! Ky truk funksionin vetëm nëse materiali i këpucëve është natyral, si lëkura për shembull.

Këpucë dhe një antidjersë

kepuce2

Ndodh që këpucët t’ju vrasin pasi këmba djersitet, kështu që, për ta evituar këtë, provoni t’i lyeni këmbët me një produkt antidjerse përpara se të vishni këpucët.

Sholla prej silikoni

kepuce3

Këto mbrojtëse mund t’i gjeni në farmaci, dyqane ku shiten pajisje ortopedike ose në internet. Ato vijnë në forma dhe madhësi të ndryshme, prandaj mund t’i merrni që mos t’ju vrasin këpucët.

Këpucë dhe akull

kepuce4

Mbushni një qese me ujë dhe vendoseni brenda këpucëve tuaja të reja. I futni ato në frigorifer. Gjatë natës uji do të ngrijë dhe këpucët do të zgjerohen. Ky truk duhet të bëhet vetëm nëse ju vijnë këpucët e vogla.

Këpucë dhe krem zbutës

kepuce5

Kjo metodë vlen vetëm për këpucët prej lëkure. Aplikoni pak krem brenda këpucëve. Këpucët do ta zbusin lëkurën dhe kur t’i vishni ato ditën tjetër, këpuca do të marrë formën e këmbës.

Burimi: Bright Side / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave