Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi
Një kirurg plastik ka zbuluar se si e përdor gruan e tij si një model për të tërhequr klientët e rinj. Phillip Craft, kirurg plastik në Miami thotë se është ridizenjuesi i gruas së tij pas lindjes së dy djemve.
Anna, bashkëshortja e kirurgut shprehet se është shumë e lumtur që ka për burrë një kirurg plastik që i ka mundësuar “trupin perfekt”.
Gjatë martesës 21-vjeçare, Anna ka kryer ndërhyrje plastike në gjoks, vithe, bel, botoks në mollëza etj. Pavarësisht operacioneve të shumta plastike, ajo thotë se është ende e hapur ndaj ndërhyrjeve të tjera.
Phillip po e përdor këtë “strategji” për të tërhequr klientë të tjerë. Ai shton: “U them gjithmonë pacientëve: Nëse doni të dini sa i mirë jam si kirurg plastik, shikoni gruan time, ajo është vepra ime më e mirë”.
Burimi: Daily Mail





