Kanceri i mushkërive mund të prekë edhe ata që nuk pinë duhan. Ja faktet që duhet t’i dini në lidhje me të

Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi

Kanceri i mushkërive është një nga llojet më të rrezikshme dhe më vdekjeprurëse.

Sipas një studimi të ri të bërë nga Qëndra Spitalore e Masacustes, thuhet se megjithëse shkaku kryesor i kancerit të mushkërive është pirja e duhanit, rreth 15% e pacientëve të tjerë të diagnostikuar me kancer të mushkërive, nuk kanë qënë përdorues duhani dhe kanë qënë shumë të rinj në moshë.

Faktorët më të njohur të rrezikut të kancerit të mushkërive janë:

  • kanceri-i-mushkerivePirja e duhanit
  • Histori familjare e sëmundjes
  • Ekspozimi ndaj ndotësve të tillë si asbesti, arseniku, radoni, tymi i naftës etj

Sipas dr McKee, kanceri i mushkërive është kanceri më i zakonshëm në mbarë botën dhe çdo vit ky lloj kanceri vret më shumë femra se nga kanceri i gjirit, mitrës apo ovariani.

Fatkeqësisht ky lloj kanceri kapet në faza të vonshme dhe në këto stade nuk është e lehtë të kurohet.

Disa nga simptomat kryesore të kancerit të mushkërive janë:

  • Pneumonia e theksuar
  • Pështumë me gjak
  • Kollë e vazhdueshme që nuk ndalet
  • Dhimbje kockash, koke
  • Dhimbje fyti
  • Rënie në peshë
  • Vështirësi në frymëmarrje
  • Ngjirje zëri

Burimi: HEALTH

Postime të ngjashme

Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje