Limon, mjaltë dhe vaj ulliri, trajtimi i duhur për personat që kanë gurë në tëmth

Nga Hysni Dankshi, mjek alternativ 

Gurët në tëmth formohen kur ka shumë kolesterol në bile, një lëng që mëlçia e përdor për të tretur yndyrën. Bila (lëngu i tëmthit) ruhet gjatë tretjes nga tëmthi, një organ në formë dardhe poshtë mëlçisë.guret-ne-temth-2-e1474968757812

Ai formon kristale që grumbullohen së bashku dhe formojnë gurët. Madhësia e tyre varion nga copëza rëre deri tek një top golfi. Pjesa më e madhe e tyre kanë madhësinë e një guraleci.

Ato shkaktojnë dhimbje të forta në pjesën e sipërme të barkut, zverdhje, mostretje e mirë dhe të vjella (lexo më shumë këtu).

Një trajtim i mirë në këtë rast është limoni me vaj ulliri dhe mjaltë.

Limoni përdoret në trajtimet tradicionale së bashku me vajin e ullirit për të inkurajuar sekretimin e lëngut të tëmthit. Ai është tonik për mëlçinë si dhe regjenerues i saj.

Merret 1 lugë gjelle mjaltë, trazohet me lëngun e një kokrre limoni dhe një lugë vaj ulliri. Ky trajtim përdoret çdo ditë esëll në mëngjes për 1 muaj rresht./ https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë
Kujdes! Mos i kombinoni këto pije me ilaçet e tensionit
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe