Ushqimet që duhet të evitoni kur jeni alergjik

Blerina Bombaj, dietologe

Alergji ushqimore quhet një reaksion imunitar i trupit, i cili nxitet nga përbërës të caktuar të ushqimeve – zakonisht proteina të mëdha në përmasa dhe të pashpërbëra mjaftueshëm në aparatin tretës, të cilat kalojnë ne gjak dhe provokojnë aktivizimin e qelizave imunitare.ushqime

Duke qenë se alergjitë i detyrojnë njerëzit të ndjekin programe tepër strikte ushqimore dhe mjaft të lodhshme në afat të gjatë kohor, këshillohet nje rivlerësim i herëpashershëm i tyre, pasi shumë lloje alergjish mund të zhduken me kohën. Pjesa më e madhe e fëmijëve, shfaqin alergji ndaj vezës, qumështit grurit dhe sojës për 5 vitet e parë të jetës. Ndërsa, alergjitë ndaj kikirikëve dhe frutave të thatë si dhe frutave të detit zgjasin më tepër.

Alergjik nga qumështi: margarinë, salsiçe, prodhime pastiçerie, pije dhe pluhura proteinik, çokollata, ngjyrosës ose aromatizues karameli, zbardhues kafeje, salca sallatash, mish të prerë.

Alergjik nga veza: shume prodhime pastiçerie, noodles-a, makarona, majonezë, salca Cezar, Hollandez, kroketa, karamele, akullore, beshamel, pudinga, sallam, salsiçe, pije me kakao, salca sallatash.

Alergjik ndaj kikirikëve: Biskota, kek, prodhime brumi, çokollata, karamele, biskota proteinike ose energjike, granola, drithëra mëngjesi, erëza indiane, salca, sallatash. Prej ardhjes në kontakt me ushqime që përgatiten në të njëjtin vend me kikirikët mund të kontaminohen ushqime si akulloret, gjalpi nga frutat e thatë, dhe farat e lulediellit./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani