Efekti anësor më i frikshëm i tensionit të ulët të gjakut

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Ulja e tensionit të gjakut është mirë në rastet kur ai është shumë i lartë. Por, nëse ai ulet shumë, mund të dëmtojë zemrën, sugjeron një studim i ri.zemer

Në studimin që iu bënë më shumë se 11 mijë njerëzve, të rriturit me presion diastolik nën 60 mm HG ishin 49% më të rrezikuar të pësonin ndonjë sëmundje në zemër, si atak në zemër, krahasuar me personat që e kishin presionin diastolik mes 80-89 mm HG.

Ata ishin gjithashtu 32% më të rrezikuar të vdisnin nga çdolloj sëmundje në 20 vitet e ardhshme.

Hulumtuesit shkencorë nuk janë të sigurt se çfarë e shkakton këtë lidhje, megjithatë ata kanë zbuluar se individët me presion diastolik nën 60 mm Hg kanë gjithashtu përqendrime të vogla të një proteine të caktuar të muskujve të zemrës në qarkullimin e gjakut.

Kjo proteinë tregon për pakësim të rrjedhjes së gjakut në arteriet koronare, duke çuar kështu në dëmtim të muskujve të zemrës, tregon hulumtuesit shkencor John William McEvoy.

Ndoshta duhet të shqetësoheni për presionin e ulët diastolik vetëm nëse keni probleme të tjera me zemrën, si arterie të bllokuara, ose presion sistolik mbi 140 mm HG, thotë dr. McEvoy.

Kjo ndodh sepse këto probleme mund të përbëjnë efektet e presionit të ulët diastolik në dëmtimin e zemrës, duke e përkeqësuar edhe më shumë gjendjen.

Prandaj, nëse po merrni mjekime për të ulur tensionin e gjakut, konsultohuni me një mjek që t’i monitorojë rregullisht nivelet e tensionit. Nëse ulja e presionit sistolik çon në uljen më shumë seç duhet të presionit diastolik, mjeku duhet t’u japë dozën e mjekimeve derisa të arrihet një nivel mesatar i tyre.

Burimi: Men’s Health / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Shenjat e fshehta të problemeve me zemrën që nuk duhet t’i injoroni
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare
Kombinimi i barnave mund të parandalojë mijëra sulme në zemër
Shkencëtarët tregojnë ndryshimin e stilit të jetesës, që mund të vonojë demencën për vite të tëra
Shkencëtarët zbulojnë se vuajtja nga migrena rrit me 70% shanset për goditje vdekjeprurëse