Spitali “Shefqet Ndroqi” shkel ligjin antiduhan. KLSH: Dëm ekonomik dhe papërgjegjshmëri në kryerjen e detyrës

shefqet-ndroqi

Denisa Canameti / Shendeti.com.al

SU “Shefqet Ndroqi” është bazë diagnostikuese, mjekuese, kërkimore shkencore dhe pedagogjike për sëmundjet e mushkërive dhe tuberkulozin.

Si i tillë, ky spital, nuk ka pasur nevojë për një ligj specifik që ndalon rreptësisht duhanin në ato ambiente. Kjo sepse është i njohur mirë efekti shkatërrues që duhani ka në shëndet, veçanërisht në mushkëri.

Megjithatë, pavarësisht kësaj, në auditimin e kryer nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, spitali universitar “Shefqet Ndroqi” rezulton shkelës i ligjit antiduhan.  Në raport thuhet se gjithashtu është vënë re një mungesë e shenjave të dukshme që tregojnë se pirja e duhanit në këto mjedise është rreptësisht e ndaluar.

ligji-antiduhan

“SUNSHNT është gjobitur nga Institutit i Shëndetit Publik me gjobë 300.000 lekë sepse në ambientet e spitalit ka konstatuar shkelje të ligjit nr.9636 datë 06.11.2006 “Për mbrojtjen e Shëndetit nga Produktet e Duhanit”.

“Më pas gjykata administrative ka nxjerrë urdhër ekzekutimi vendimi për t’u paguar nga spitali gjoba së bashkë me shpenzimet gjyqësore në vlerën 362,400 lekë. Me urdhrin nr.627 datë 07.12.2015, drejtori i SUSHNT ka urdhëruar kryerjen e kësaj pagese me urdhër shpenzimi nr.687 datë 09.12.2015 është kryer pagesa në vlerë 362, 400 lekë.

“Pra, nga veprimet apo mosveprimet e kryera nga drejtori i Spitalit në shkelje të këtij ligji, përveç sa i është shkaktuar buxhetit SUSHNT dëm ekonomik në vlerën 326, 400 lekë, tregon edhe për papërgjegjshmëri në kryerjen e detyrës, pasi ky institucion ka për objekt të punës  parandalimin dhe kurimin e sëmundjeve të mushkërive, për të cilin duhet të ishte në pararojë dhe në shembull të respektimit të këtij ligji”, thuhet në raport./ https://shendeti.com.al/

 

 

 

Postime të ngjashme

Ozempic, bari inovativ antidiabetik me mbrojtje nga risqet kardiovaskulare edhe në Shqipëri
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Këto janë efektet anësore të ujit me limon
Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
5 superushqime që do t'ju ndihmojnë të flini më mirë dhe më gjatë
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin