Gripi gjatë shtatzënisë, shkak për autizëm tek fëmijët? Ja çfarë kanë zbuluar shkencëtarët

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Gripi në shtatzëni nuk shkakton zakonisht autizëm tek fëmijët, ka zbuluar një studim i ri. Pas një vëzhgimi që iu bënë gati 200 mijë fëmijëve, hulumtuesit shkencorë  nuk gjetën ndonjë lidhje mes këtij virusi dhe autizmit.femije

Megjithatë ekspertët theksojnë se ka një farë rreziku për zhvillim të autizmit nëse nëna preket nga gripi dhe temperatura (nëse këto zgjasin më shumë se një javë) gjatë 3 muajve të parë të shtatzënisë. Kjo, sipas shkencëtarëve, lidhet edhe me “fatin”.

Gjithsesi, ekspertët shëndetësor britanikë vazhdojnë t’i rekomandojnë gratë që të vaksinohen. Vaksinat kundër gripit mbrojnë gratë shtatzëna nga aborti, lindjet e parakohshme dhe komplikacione të tjera, si pneumonia.

Ato forcojnë gjithashtu imunitetin e fëmijës në muajt e para të jetës.

Një studim i vitit 2012 zbuloi se fëmijët, nënat e cilëve ishin ekspozuar ndaj gripit gjatë shtatzënisë, kishin më shumë gjasa të bëheshin autikë.

Ndërsa shkencëtarët danezë zbuluan se gratë shtatzëna që janë me grip dhe temperaturë për më shumë se një javë janë 3 herë më të rrezikuara që të kenë një fëmijë autikë.

Shkaktari i autizmit mbetet akoma enigmë. Hulumtuesit shkencorë amerikanë monitoruan 196 mijë fëmijë të lindur mes viteve 2000-2010. Gati 1500 nëna ishin prekur nga gripi gjatë shtatzënisë dhe 45 mijë ishin vaksinuar.

Si përfundim, nga 196 000 fëmijë, vetëm 3000 prej tyre lindën autikë.

Burimi: The Sun / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani