Blerina Bombaj, dietologe
Farat e kungullit janë petashuqe dhe me ngjyrë të errët jeshile. Këto fara janë shumë të ushqyeshme dhe mund të preferohen gjatë gjithë vitit.
Farat e kungullit janë një burim shumë i mirë i mineralit zink. Për të marrë sa më shumë zink nga farat e kungullit preferojini të paqëruara.
Farat e kungullit ofrojnë vitaminën E në shumë versione: alpha-tocopherol, gamma-tocopherol, delta-tocopherol, alpha-tocomonoenol dhe gamma-tocomonoenol. Këto dy të fundit janë në studim e sipër pasi mendohet të jenë më të asimilueshme dhe funksionale për organizmin.
E mira është t’i piqni vetë pasi nuk duhet të kalojnë në proces pjekjeje më shumë se 20 minuta në mënyrë që acidet lyrore që përmbajnë, të mos deformohen në strukturën e tyre kimike.
Të mirat
Forcë antioksiduese
Përmbajtje të lartë mineralesh që ndihmojnë imunitetin dhe sistemin kockor
Veti anti-mikrobiale


