Ja çfarë tregon organi gjenital për jetëgjatësinë

Madhësia e penisit duhet të jetë një ndër problemet më pak shqetësuese për meshkujt. Një problem madhor në jetën seksuale të meshkujve duhet të jetë impotenca seksuale (disfunksioni erektil) i cili, sipas një studimi të fundit, rrit me 70% rrezikun për vdekje të parakohshme.

perime

Shëndeti i dobët kardiovaskular është shkaktari kryesor i impotencës seksuale, thotë dr. Tobias Köhler, profesor i asociuar i urologjisë tek Universiteti i Mjekësisë Southern Illinois. Prandaj, problemet në dhomën e gjumit mund të jenë edhe një shenjë e parë e problemeve në zemër.

Rreziku për probleme me zemrën, të rrezikshme për jetën (si ataku në zemër), rritet edhe më shumë nëse impotenca seksuale është shkaktuar nga shëndeti i dobët kardiovaskular, shpjegon dr. Köhler.

Enët që transportojnë gjakun në penis janë të vogla (1-2 mm), prandaj mund të bllokohen lehtësisht, thotë dr. Köhler.

Nëse fillon të formohet pllakë bakteriale në enët e gjakut – nga dieta e varfër ushqimore, mungesa e aktivitetit fizik, duhanpirja, mosha ose gjenetika – do të pengohet rrjedhja e gjakut në penis. Kjo e bën të pamundur ereksionin.

Nëse vazhdon të prodhohet pllaka bakteriale, atëherë do të fillojë të prekë arteriet më të mëdha, si ato që transportojnë gjakun në zemër. Kështu mund të shkaktohet ataku në zemër ose vdekje e papitur.

Prandaj është shumë e rëndësishme të vizitoheni tek mjeku për impotencën seksuale (problemi me ngritjen e organit gjenital). Nëse i kushtoni vëmendje shenjave të para paralajmëruese, do t’u mund t’u shpëtoni problemeve kardiovaskulare para se të bëhen më të rrezikshme për jetën.

Burimi: Men’s Health / https://shendeti.com.al/

 

 

 

Postime të ngjashme

Shenjat e fshehta të problemeve me zemrën që nuk duhet t’i injoroni
Jam mjeke – ja pse nuk duhet të urinosh KURRË në dush
Shkencëtarët zbulojnë se qelizat e spermës mbajnë gjurmë të stresit të fëmijërisë dekada më vonë
Rreziku i kancerit të prostatës dhe mjekimi me dutasteride
Burrat kanë rrezik më të lartë të Parkinsonit, dhe më në fund mund ta dimë pse
Jetëgjatësia për burrat nuk është në ADN, por në …
Mjekët zbulojnë shkaktarët shumë befasues, që mund të qëndrojnë pas kancerit të prostatës
“Makthi i burrave”, njihuni me problematikën që cenon edhe jetën seksuale