Atmosfera e festave të fundvitit ndihet jo vetëm në shtëpi, rrugë apo dyqane. Me një atmosferë krejt tjetër ka nisur java në Qendrat Shëndetësore të kryeqytetit, ku shumë prej tyre i kanë ‘’ngjyrosur’’ muret e ftohta me ngjyrën karakteristike të fundvitit, ndërkohë që në shenjë simbolike kanë ndezur edhe dritat.
Të parat që e kanë përqafuar atmosferën jashtë janë Qendra Shëndetësore e Specialiteteve nr.3 (Poliklinika Qendrore) dhe Qendra Shëndetësore nr. 3, nga ku vijnë edhe këto foto. (E. T)






