Kujdes! Nuk duhet t’i përdorni farat e lirit nëse po mjekoheni me këto ilaçe

Arlinda Gjypi / Shendeti.com.al

Shtesat e farave të lirit mund të alternojnë efektet e disa ilaçeve që përdorni, qoftë ato që merrni me recetë apo ato pa recetë. Nëse aktualisht po trajtoheni me një nga ilaçet e mëposhtme, nuk duhet t’i përdorni farat e lirit pa folur më parë me mjekun tuaj.farat e lirit

Holluesit e gjakut: Acidet yndyrore omega-3 mund të rrisin rrezikun e gjakderdhjes, veçanërisht nëse po merrni edhe hollues gjaku, si për shembull aspirina. Në disa raste kombinimi i aspirinës me acidet yndyrore omega-3 mund të jetë ndihmëse, por nuk duhen marrë asnjëherë bashkë nëse nuk jepen nën mbikëqyrjen e mjekut.

Ilaçet për diabetin: Farat e lirit mund të ulin nevelet e sheqerit në gjak. Nëse po merrni ilaçe për diabetin, përfshirë insulinën, duhet t'i përdorni farat e lirit (ALA) vetëm nën mbikëqyrjen e mjekut.

Terapia hormonale zëvendësuese (THZ) ose pilulat kundër shtatzënisë: Farat e lirit mund të ndryshojnë nivelet hormonale dhe të ndryshojnë efektet e THZ-së apo kontraceptivëve oralë. Nëse po merrni këto, atëherë është mirë që të flisni me mjekun para se të përdorni farat e lirit./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
5 superushqime që do t'ju ndihmojnë të flini më mirë dhe më gjatë
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
3 këshilla për të ulur konsumin e sheqerit dhe për të qetësuar sistemin nervor
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit