Nisin aplikimet për specializimet në mjekësi! Zbardhen procedurat e pranimit dhe regjistrimit

proteste1

Blertina Koka / Shendeti.com.al

Më 9 dhjetor do të nisin aplikimet për një program specializues afatgjatë në fushën e mjekësisë, ndërsa konkurrimi do të nisë më 9 janar 2017.

Afati për të aplikuar është 1 javë dhe mbyllet në datën 16 dhjetor. Të drejtën për të aplikuar e kanë vetëm studentët që kanë përfunduar një program të integruar të studimeve të ciklit të dytë “Master i shkencave” në fushën e mjekësisë.

Rektorati i Universitetit të Mjekësisë në Tiranë ka publikuar udhëzimin për procedurat e pranimit dhe regjistrimit në programet e specializimeve afatgjata në fushën e mjekësisë.universiteti-i-mjekesise

Kush aplikon

Të drejtën për të aplikuar për programet e specializimeve afatgjate në fushën e mjekësisë e kanë të gjithë studentët që kanë përfunduar në Shqipëri dhe janë diplomuar, në një program të integruar të ciklit të dytë “Master i Shkencave”, si dhe kanë fituar të drejtën e ushtrimit të profesionit në Shqipëri. I njëjti kriter vlen të thuhet edhe për studentët të cilët janë diplomuar jashtë vendit, por këta të fundit duhet që të kenë diplomën e njësuar pranë MAS.

Dokumentet që duhen dorëzuar

Kandidati duhet të paraqitet personalisht për të bërë aplikimin dhe dorëzon dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Formular aplikimi
  2. Një letër motivimi e aplikantit
  3. Fotokopje e dokumentit të identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë)
  4. Kopje e njësuar me origjinalin në Republikën e Shqipërisë e diplomës universitare, të programit të studimit të ciklit të parë “Bachelor” si dhe ciklit të dytë “Master i Shkencave”, ose të programit të integruar të studimeve të ciklit të dytë dhe listave të notave. Për rastet e diplomave të huaja paraqitet kopje e njësuar me origjinalin e vërtetimit të njohjes në Shqipëri, e shoqëruar me diplomat dhe listat përkatëse të notave ose të një dokumenti tjetër të vlefshëm për regjistrimin në Universitet në vendin ku janë kryer studimet, të lëshuar nga institucioni i arsimit të lartë përkatës. Në rast se njohja e diplomës nuk ka përfunduar ende, kandidati paraqet vërtetim që ka dërozuar dokumentacionin për njohje në MAS dhe duhet të dorëzojë dokumentin e njohjes jo më vonë se data e parashikuar për testimin e informatizuar, si dhe përpara shpalljes së rezultatit përfundimtar nga Komisioni i Vlerësimit.
  5. Kopje e njësuar me origjinalin në Republikën e Shqipërisë e dokumentit që vërteton njohjen e gjuhës së huaj, sipas përcaktimit në rregulloren përkatëse të specializimeve afatgjate në fushën e mjekësisë, përkatësisht “Të zotërojë të paktën një nga gjuhët e huaja (anglisht, italisht, frëngjisht, gjermanisht, spanjisht) në nivelin B2, si kriter minimal në programet e studimit të ciklit të tretë të specializimeve afatgjate në fushën mjekësisë, me kusht që afati i fundit për paraqitjen e shlyerjes së gjuhës së huaj në nivelin C1, sipas sketeve nënligjore në fuqi, për këtë kategori studentësh të jetë përpara përfundimit të vitit të parë akademik të programit përkatës.
  6. Fotokopje e noterizuar e licencës për ushtrimin e profesionit në Shqipëri dhe e dëshmisë së regjistrimit në Urdhrin profesional përkatës.
  7. Dëshmi penaliteti e vlefshme.
  8. Mandat pagesa për tarifën e konkurrimit për 5000 lekë.
  9. Dy foto personale.

Dekanati do të shpallë brenda datës 18 dhjetor listën e kandidatëve që plotësojnë kriteret për marrjen pjesë në konkurrim.

Konkurrimi fillon më 9 janar 2017 me intervistimet me gojë./ https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Për herë të parë, turistëve të huaj u vihet tarifë për shërbimet shëndetësore
Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç