Doni të humbisni peshë? Provoni këtë lëng të rekomanduar nga shkencëtarët japonezë

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Keni provuar metoda të ndryshme për t’u dobësuar dhe nuk keni vënë re asnjë rezultat deri tani? Është koha të provoni lëngun “mrekulli” të rekomanduar nga ekspertët.patate-te-embla

Një studim i ri sugjeron se konsumimi i ujit të mbetur nga zierja e patateve të ëmbla mund të ndihmojë për të humbur kilet e tepërta. Gjatë studimit shkencëtarët panë që proteinat tek mbeturinat e niseshtesë largonin oreksin tek minjtë. Ata shpresojnë që një gjë e tillë të vlejë edhe për njerëzit.

Hulumtuesit shkencorë japonezë ushqyen dy grupe të minjve me dieta të lartë në yndyra. Njërit grup i dhanë edhe nivele të larta të peptideve të patateve të ëmbla, të prodhuar nga tretja e enzimës së proteinave në ujë gjatë procesit të zierjes.

Pas 28 ditësh shkencëtarët peshuan minjtë dhe nivelet e yndyrave në mëlçi dhe inde.

U matën gjithashtu edhe nivelet e kolesterolit dhe triglicerideve, si dhe të hormonit të leptinës, që kontrollon urinë.

Ekspertët mblodhën gjithashtu masat e adiponectinës, që mat sindromën metabolike.

Pasi analizuan të gjitha të dhënat, panë se minjtë që kishin marrë nivele të larta të peptideve të patateve të ëmbla kishin masë shumë më të ulët trupore. Këta minj kishin gjithashtu nivele më të ulëta të kolesterolit, triglicerdeve, leptinës dhe adiponectinës.

Shkencëatrët besojnë se ky zbulim vlen edhe për njerëzit, duke qenë se janë biologjikisht shumë të ngjashëm me minjtë.

Studimi është publikuar tek revista “Heliyon”.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?