5 këshilla për një pastrim të shpejtë të shtëpisë

Pastrimi i shtëpisë është një art me vete. Zonjat që merren me pastrimin e shtëpisë gjithmonë kanë ato sekretet e tyre që ta bëjnë shtëpinë të shkëlqejë.

Po ju zbulojmë disa sekrete të tyre që do t’ju ndihmojnë të pastroni shtëpinë në një kohë shumë të shkurtër.

 Enët e djegura

ene1

Soda e bukës dhe peroksidi do t’i bëjnë tenxheret, tiganët apo tepsitë si të reja. Me pak sforcim do të arrini rezultate shumë të mira.

Ndenjëset e makinës

makine

Për të kursyer paratë, provoni të pastroni ndenjëset e makinës vetë. Përdorni këtë solucion të përgatitur në shtëpi: përzieni detergjent enësh, sodë buke, uthull molle dhe ujë. Spërkatni me të ndenjëset e makinës dhe i fërkoni fort me një furçe.

Parketi

parket

Pasta e dhëmbëve mund të bëjë mrekulli në heqjen e njollave që mund të jenë bërë në parketin prej druri. Hidhni pak pastë dhëmbësh në parket dhe pas pak minutash filloni ta fërkoni me një sfungjer ose copë prej mikrofibre.

Llaçi në pllaka

pllak

Për të hequr llaçin nga pllakat dhe për t’i rikthyer atyre shkëlqimin, përdorni një furçë me dhëmbëza pak të forta dhe zbardhues. Pllakat dhe muret e tualetit do të shkëlqejnë si të jenë pastruar nga një profesionist.

Krehër për flokë

kreher

Për të hequr qimet nga krehri i flokëve, i prisni me gërshëre në çdo rresht. Më pas hidhni pak sodë buke në një enë me ujë të ngrohtë dhe vendosni krehrin. Pas pak minutash do të mund të hiqni qimet me shumë lehtësi nga krehri juaj i preferuar.

Burimi: Bright Side / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve