Zbulohen rreziqet e vërteta të dembelizmit

dembel

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Ekspertët mendojnë se të qenët pasivë është një ndër shkaktarët kryesor të vdekjes së parakohshme. Ndërsa një hartë e re, e krijuar nga “The Conversation”, zbulon dëmtimet e vërteta që mund të shkaktojë mungesa e aktivitetit fizik.

Dy hulumtues shkencorë australianë kanë analizuar studime të ndryshme në lidhje me këtë çështje për të zbuluar rreziqet e vërteta të të qenët pasivë.

Nëse zgjidhni të shihni telenovela në vend që të bëni një shëtitje në park, ju rrezikoheni të prekeni nga sëmundja e alcajmerit me 13%.

Gjithashtu, gjasat që të pësoni goditje në tru (37%), diabeti i tipit 2 (70%) dhe sulm në zemër (82%) janë shumë të larta për fat të keq.

Dhe mos harroni rrezikun e lartë të zhvillimit të kancerit të mushkërisë, gjirit, mëlçisë, stomakut, fshikëzës së urinës apo atij të pankreasit, thonë profesorët Tim Olds dhe dr. Carol Maher, të dy nga Universiteti i Australisë Jugore.

Dembelizmi nuk ndikon vetëm në shëndetin fizik të një personi. Studime të mëparshme kanë treguar se të rriturit që nuk bëjnë aktivitet fizik janë 150% më të rrezikuar që të vuajnë nga depresioni dhe 54% që të kryejnë vetëvrasje.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim