Si duhet të ushqehemi kur kemi kiste në veshka?

Përgjigjja nga mjeku Mikelin Zaka:

Aktualisht nuk ka një dietë të veçantë që përmirëson gjendjen e veshkave polikistike  apo parandalimin e përkeqësimit të tyre. Megjithatë, një nga funksionet e veshkave është të eliminojë produktet e mbeturinave të trupit.

Veshka ushqimeBurimi më i rëndësishëm i këtyre produkteve është ushqimi që hamë dhe në mënyrë të veçantë, proteinat. Kur një person e ka humbur një pjesë të rëndësishme të funksionit të veshkave, mjeku juaj duhet t’ju këshillojë një dietë të varfër me proteina.
Pra, shmangni konsumimin e sasive të mëdha të mishit të kuq. Kjo do t’ju ndihmojë të mbroni veshkat tuaja. Konsumoni në dietën tuaj burime të tjera të mira të proteinave, të tilla si: pulë, peshk, fasule dhe makarona.

Shmangni sasi të tepërt të kripës. Kjo është e rëndësishme kur individët marrin ilaçe për të kontrolluar presionin e gjakut dhe kur ka pamjaftueshmëri renale. Problemi me kripën është se shumica e njerëzve e duan shijen e saj dhe shumica e ushqimeve kanë kripë të shtuar. Në vend të kësaj, konsumoni fruta të freskëta, sallatë dhe perime të cilat janë opsione të vërteta të freskëta, të shëndetshme dhe përgatitja  e tyre është e shpejtë.
Konsumimi sa më tepër i ujit ka shumë rëndësi për ta lejuar trupin të eliminojë produktet e mbeturinave. Është e rëndësishme që të pini shumë ujë për të shmangur dehidratimin.

Ne rekomandojmë që pacientët me probleme të veshkave polikistike të konsumojnë sa më pak pije që përmbajnë kafeinë, të tilla si: kafe, çaj dhe disa pije të ftohta.

Postime të ngjashme

Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Si ta lehtësoni menjëherë djegien nga dielli me aloe vera 
Cilat perime kanë përmbajtjen më të lartë të ujit dhe janë më hidratueset?
Paralajmërojnë ekspertët: Manaferrat dhe luleshtrydhet në krye të listës së produkteve me më shumë pesticide