Ndërpritet energjia elektrike, pezullohet puna në Poliklinikën Qendrore

poliklinike

Elona Tereziu, Blertina Koka / Shendeti.com.al

Duket sikur është natë, por në fakt është mesi i ditës. Mungesa e energjisë ka bërë që qendra shëndetësore të bie në heshtje.

Tek tuk shikon ndonjë njeri që endet nëpër korridore duke pyetur “Çfarë ka ndodhur?”. Pasi mëson se ka pasur mungesë energjie për disa orë, për arsye që nuk dihen akoma, dhe nuk mund të kryejë analizat për të cilat ka ardhur, vendos të largohet…

Kjo ishte panorama e ofruar dje në Qendrën Shëndetësore të Specialiteteve nr. 3, në qendër të Tiranës.

poliklinike1

Gazeta “Shëndet+” mëson se ikja e energjisë përgjatë gjithë ditës ka bërë që të pezullohet puna të paktën për sa i përket shërbimit ekografik dhe analizave. Pacientë të shumtë, të cilët kishin ardhur me planifikim, janë detyruar të kthehen pa mbaruar punë.

Ndërprerja për orë të gjata e energjisë elektrike në spitale apo qendra shëndetësore tashmë është bërë e zakonshme.

Në muajin gusht të këtij viti gazeta “Shëndet+” denoncoi skandalin e ndodhur në QSUT, ku ndërprerja e energjisë elektrike vuri në rrezik jetën e disa pacientëve që po merrnin shërbimin e dializës (lexo më shumë këtu)./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Për herë të parë, turistëve të huaj u vihet tarifë për shërbimet shëndetësore
Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç